Hoxhaj: Serbia, ideologji për spastrim etnik

Ministri i Punëve të Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj
Ministri i Punëve të Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë për agjencinë e lajmeve bullgare Focus, ka theksuar se, deklaratat e fundit të presidentit të sapozgjedhur të Serbisë, Tomislav Nikoliç, japin shenja shumë negative për Kosovën dhe Ballkanin.
Politika e mosnjohjes së Serbisë ndaj Kosovës dhe qëllimi i pengimit të konsolidimit ndërkombëtarë të shtetësisë dhe anëtarësimi në OKB është e njëjtë me ideologjinë për Serbinë e madhe, karakteristikë e viteve nëntëdhjetë dhe e politikave të spastrimit etnik. Kjo demonstron një mungesë të respektit për dinjitetin e viktimave dhe atyre që shpëtuan gjatë luftërave të fundit në Jugosllavi, si dhe një mungesë të përkushtimit drejtë paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon, ka theksuar Hoxhaj.
Ministri Hoxhaj, kur është pyetur se, nëse ndarja e Kosovës përbën rrezik, ai ka theksuar se, kufijtë në Ballkan janë vendosur dhe askush nuk mund ti ndryshojë ata.
Sipas tij, ideja e ndarjes, e promovuar nga disa politikanë në Beograd, të cilët nuk përkrahen nga bashkësia ndërkombëtare dhe elitat politike në Ballkan, janë shumë të rrezikshme, se ajo mund të hap kutinë e Pandorës, të jo stabilitetit, të pasigurisë dhe dhunës. /Focus/
Përgatiti: E.L