Bishat e Assad, vrasës të mbushur me steroide (FOTO)
Share
Këta janë vrasësit fantazmë, të mbushur me steroide, që kanë rëndësi kyçe për mbajtjen në pushtet të presidentit brutal të Sirisë, Bashar Assad.
Të mbuluar me tatuazhe me imazhin e liderit të tyre, ata janë nën akuzë për masakrat ndaj fëmijëve dhe grave, duke u prerë atyre fytin dhe duke i qëlluar me plumba nga afër.
Me armë AK 47 dhe thika machete, ata kryejnë punët e ndyra të qeverisë, në mënyrë që zyrtarët të shfajësohen duke thënë se shteti nuk ka bërë gjë.
Të njohur me emrin Shabiha, që përkthehet Fantazmat, ata kanë për mision të hyjnë në qytet e fshat pasi mbarojnë bombardimet. Qëllimi i tyre është që të bëjnë terror në popullsinë civile dhe të realizojnë pastrimin etnik.







