Rrethanat detyrojnë Hoxhën të tërhiqet

Artan Hoxha
Në një kohë kur pritej që Komisioni i Ligjeve të miratonte si kandidat për President, Artan Hoxhën, ky i fundit ka deklaruar se tërhiqet nga gara. Vetë Hoxha shprehet se kjo ka ardhur për arsye të rrethanave që tejkalonin kufirin e pranueshmërisë së tij.
Por në fakt pavarësisht deklaratës së Hoxhës për vetë tërheqje, kuptohet se kjo ka ardhur nga rrethanat e imponuara.
Dyshohet se Hoxha është tërhequr për shkak të debateve brenda grupit të deputetëve të Partisë Demokratike si edhe kaluara e tij, pasi ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit. /F.S/