Plazhet e jugut, të mbushura me policë
VLORE/ SARANDE – Policia e Vlorës dhe e Sarandës janë në gatishmëri të plotë për sezonin turistik.
Për uniformat blu, stina e verës do të thotë gatishmëri 24 orë, me patrulla që do të vendosen në pikat kyçe të qyteteve apo fshatrave turistike, për të mbuluar totalisht vijën bregdetare. Në një konferencë për shtyp, drejtori i policisë së Vlorës, Vehbi Bushati bëri të ditura masat e marra për të përballuar sezonin turistik dhe fluksin e pushuesve në pikat kufitare. Sipas tij, janë shtuar forcat e policisë në terren dhe mjetet e tyre. Shërbimet janë përqendruar përgjatë vijës bregdetare, që nga ura e Mifolit, Vlorës, Orikumit, Dhërmiut, Himarës e më tej. Për të përballuar sezonin mësohet se policisë së Vlorës i janë shtuar kolegë nga rrethe të tjera. Vëmendje i është kushtuar lëvizjeve në Portin e Vlorës, ku pritet një numër i konsiderueshëm turistësh. Përvoja e viteve të kaluara ka treguar se sezoni shfrytëzohet nga kontingjentet e policisë për grabitje apo vepra të tjera penale, duke e bërë të domosdoshme praninë e një numri të madh forcash policie në zona të ndryshme. Të njëjtat masa janë organizuar dhe nga Rrethi i Sarandës, i cili frekuentohet nga një numër tepër i lartë pushuesish. Shefi i komisariatit të Sarandës, Ylli Agaj pohon se e tërë policia e qytetit është angazhuar për të siguruar rend e qetësi për pushuesit në këtë sezon veror. Grupe shërbimi janë në patrullim në të gjithë vijën bregdetare, duke filluar nga plazhi i Borshit, Kakomesë, Bunecit, Gjiri i Manastirit, deri në Ksamil. “Qëllimi ynë është që të mbulojmë gjithë rrethin me shërbim policor. Ne kemi specialistë mjaft të mirë në përbërjen tonë, si Shefi i Qarkullimit, Shefi i Krimeve, Shefi i Rendit. Do vendosen edhe postat e policisë në Borsh, që do mbulojë kjo edhe Bunecin e Kakomenë, por edhe në Ksamil e Konispol, ku është e domosdoshme prania e uniformave blu”. q.b/sh.d