E Shtunë, 31 Tetor 2026

BERAT/ Dy të arrestuar në pak orë



BERAT - Një 24-vjeçar tentoi të vrasë me thikë pas konsumit të tepërt të alkoolit. Burime të policisë bëjnë të ditur se është arrestuar Gentian Kanani, pasi për motive të dobëta plagosi me mjetin mprehës shtetasin me iniciale E. K., 23 vjeç. I riu pësoi plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit dhe përfundoi në spitalin e Beratit. Autori u arrestua nga policia vetëm pak minuta pas ngjarjes. Një tjetër arrestim është kryer nga polica e Beratit. Sipas burimeve, Faik Nallbani, banues në lagjen “çlirimi”, u prangos pasi rreth orës 23:00 të së mërkurës, pas një konflikti të çastit ka thyer xhamin e pasmë të automjetit, tip “KIA” me targë BNJD257 në pronësi të shtetasit me iniciale I.K nga Berati. d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›