FIER/ Kanos ish-gruan me armë,shpallet në kërkim
FIER – Ish-bashkëshorti kërcënon të shoqen, duke i dhunuar banesën dhe qëlluar me armë zjarri në ajër. Mesnatën e së martës, Salla Operative e Drejtorisë së Policisë së Fierit u njoftua se në fshatin Frakull, pikërisht në banesën e shtetases S.H. ka hyrë dhe ka dëmtuar banesën e kësaj të fundit Tomorr Hasaj. Më pas ai ka dalë nga banesa, duke qëlluar me armë në ajër. Menjëherë struktura të Komisariatit të Policisë Fier janë nisur pranë vendit të ngjarjes dhe kanë nisur veprimet e para hetimore. Hasaj është shpallur në kërkim, ndërsa mësohet se ai ka qenë ish-burri i gruas që bëri denoncimin. policia po punon për të zbardhur shkaqet.