BERAT/ Lokalet e natës, shqetësim për banorët
krijuar nga lokalet e natës është bërë një fenomen shqetësues në Berat. Banorët e këtij qyteti ankohen herë pas here për situatën e krijuar, por ende nuk janë marrë masa konkrete. Ndonëse një urdhëresë e pak ditëve më parë, përcaktonte në ditë të zakonshme se këto lokale duhet të funksionojnë deri në orën 23:00 dhe në fundjavë apo raste dasmash deri në orën 24:00, sipas banorëve Policia e Rendit dhe ajo Bashkiake nuk kanë marrë asnjë masë për zbatimin e saj. Banorët shprehen se përjetojnë momente stresi, të shkaktuara kryesisht nga pagjumësia si pasojë e zhurmave e muzikës së lartë.