Naomi Campbell dëshmon në Gjykatën e Hagës
Supermodelja Naomi Campbell dëshmoi dje në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, në seancën kundër ish-Presidentit të Liberisë, Charles Taylor. Campbell pranoi se kishte marrë “disa gurë të vegjël të lëmuar e të pistë”, pas një darke me zotin Taylor, por jo nga ai, nga një njeri i panjohur, i cili e takoi atë natë dhe tha se kishte një “dhuratë” për të, duke i dhënë asaj një qese të vogël. Campbell tha se këta gurë ajo ia kishte dhënë një organizate humanitare në Afrikën e Jugut dhe më vonë kishte mësuar se ata ishin diamantë të papërpunuar. Charles Taylor është i akuzuar se ka marrë diamante të papërpunuara nga kryengritësit në Sierra Leone, një muaj para darkës së përmendur dhe i kishte përdorur ata për të blerë armatim për kryengritësit në Afrikën e Jugut. Por Taylor refuzoi të ketë marrë diamante nga kryengritësit ose se ndonjërin ia ka dhënë Campbell-it.