E Diel, 1 Nëntor 2026

BERAT/ Korrenti i merr jeten kryeplakut

BERAT - Tenton te sistemoje kabllot e tensionit te larte humb jeten nga korrenti kryeplaku i fshatit Vodez ne rrethin e Beratit. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme ne momentin kur 39-vjecari Fatos Azemaj ishte duke punuar ne nje ndertese kur papritur ka rene ne kontakt me nje linje te tensionit. Deshmitaret ne vend e kane derguar drejt spitalit por ai nuk ka mundur te mbijetoje. Burime te policise se Beratit pohuan se nje grup ekspertesh kane shkuar ne vendngjarje per te percaktuar se cfare ka ndodhur ne momentet kur Azemaj u pershkua nga rryma elektrike. Nga te njejtat burime eshte mesuar se 39-vjecari po tentonte te lidhte nje linje te energjise ne ndertesen e nje te njohuri por nga pakujdesia ka rene ne korrent. Ai eshte rrezuar nga kati i dyte i baneses duke gjetur vdekjen. d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›