E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder bashkia bashkepunim me Rrugoret per qarkullimin

SHKODER - Bashkia e Shkodres po bashkepunon me Njesine Rajonale Rrugore per te krijuar lehtesira jo vetem per qarkullimin e qytetareve por dhe turisteve qe vijne per te vizituar qytetin. Ne nje interviste per gazeten Panorama kryebashkiaku Lorenc Luka jep detaje per keto masa dhe projektet qe pushteti vendor ka realizuar dhe pritet te realizoje ne infrastrukture.
fare synon ky bashkepunim mes jush Drejtorise se Policise dhe Njesise Rajonale Rrugore
Nisur nga deshira qe qytetareve tu krijojme kushte sa me te mira ne lirshmerine e qarkullimit ne kemi hartuar nje plan te perbashket pune. Duam qe Bashkia e Shkodres te permiresoje vazhdimisht sherbimet ndaj qytetareve te saj. Qarkullimi rrugor sigurisht qe eshte nje nder sherbimet kryesore i cili sjell dhe lehtesira te tjera ne jeten e banoreve. Pjese e ketij aksioni te perbashket ka qene dhe zbatimi i urdhrit te Bashkise Shkoder per percaktimin e vendqendrimeve te transportit te udhetareve me qellim eliminimin e konkurrences se pandershme. Lehtesira jane kerkuar nga Bashkia e Shkodres dhe per turistet e huaj te cilet me se shumti jane turiste ditore qe vijne nga Mali i Zi. Kemi kerkuar te respektohen vendet e parkimit te autobuseve turistike dhe te mos krijohen veshtiresi per levizjen e tyre.
Pse pikerisht tani nje aksion i tille per rregullimin e qarkullimit rrugor ne qytet
Ka nisur te zbatohet tani nderkohe qe ka perkuar dhe me shtimin e qarkullimit te mjeteve per shkak te ardhjes se turisteve nga qytetet e Malit te Zi si dhe i rritjes se numrit te perdoruesve te mjeteve motorike ne qytet. Me krijimin e Njesise Rajonale te Policise Rrugore ne duam qe te krijojme nje ure sa me te mire bashkepunimi.
fare eshte permiresuar ne qarkullimin rrugor
Duke pasur si qellim kryesor sherbimin ndaj qytetarit ne kemi bere te mundur krijimin e hapesirave te lira per ta. Tashme te shtunave dhe te dielave ne shetitoret e qytetit nuk lejohet parkimi i makinave. Po ashtu mjetet e tonazhit te madh nuk levizin me ne rruget kryesore fale mundesise qe eshte krijuar me investimet ne unazen e qytetit. Qyteti i Shkodres per vete specifiken e tij ka tashme korsine e bicikletave ne tri akset kryesore te qytetit. Ky projekt do te vazhdoje edhe ne rruget e tjera. Kemi cliruar rruget e qytetit nga vendqendrimet e furgoneve qe bejne transportin interurban duke zhvendosur vendqendrimet ne periferi te qytetit. Jemi duke bere dhe terminalin e autobuseve interurbane qe autobuset te jene te perqendruar ne nje shesh te vetem. Perfundimi i ures se re te Bunes dhe sistemimi i nyjes lidhese te saj me rrugen hyrese eshte nje ndihmese e madhe ne lirshmerine e qarkullimit te automjeteve ne qytetin e Shkodres.
Keni projekte te tjera ne perspektive
Nje projekt shume i rendesishem i cili sapo ka nisur te realizohet eshte ndertimi i pjeses lindore te unazes se qytetit te Shkodres projekt ky qe eshte ne fazen e percaktimit te demshperblimeve dhe se shpejti firma fituese do te filloje nga puna konkretisht per ndertimin e saj. Nderkohe ne jemi ne pritje te financimit per projektin e ndertimit te nje bypass-i te ri pergjate bregut te liqenit. Me ndertimin e tij mjetet do te kalonin tranzit ne qytetin e Shkodres. r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›