E Shtunë, 31 Tetor 2026

PESHKOPI/ Policia prangos kater hajdute

PESHKOPI - Jane vene ne pranga kater hajdute ne Qarkun e Dibres. Dje policia njoftoi se ka pranguar nje 15-vjecar shume problematik pasi nje dite me pare ka vjedhur dy banesa ne fshatin Sohodoll te komunes Kastriot. Policia tha se i kane gjetur Xh.Kokes sendet e vjedhura si para mjete elektroshtepiake telefona celulare etj. Policia e Qarkut Diber njoftoi gjithashtu se ka arrestuar tre persona te tjere per vjedhje dhe kontrabande cigaresh. Mesohet se ka nisur procedimi penal per shtetasin Neki Miftari pasi ne lokalin e tij u gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale 169 steka paketash me cigare te markes HB King Size pa pulla fiskale dhe pa mbishkrim shqip. h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›