E Shtunë, 31 Tetor 2026

KORE/ Bulevardi Ngushtimi i paligjshem

KORE - Masaker urbanistike eshte konsideruar nga Prefektura e Korces nderhyrja ne pjesen kryesore te bulevardit Republika ku po punohet per ngushtimin e nje segmenti te tij dhe zgjerimin e trotuarit. Prefekti Andrea Mano e vleresoi dje te pavend dhe ne dem te qendres se Korces ngushtimin e nje pjese te bulevardit qe ne afersi te Qarkut e deri te kinema Majestik. Sipas prefektit ky projekt po zbatohet kunder ligjit dhe kete e tregon edhe puna qe kryhet atje naten me punonjes dhe mjete te bashkise dhe sidomos ne dite pushimi. Kjo eshte nje qender e rendesishme e qytetit te Korces dhe per ngushtimin e bulevardit duhet qe te merret leja nga KRRT-ja u shpreh Mano duke theksuar se do te kerkoje pezullimin e punimeve. Kryebashkiaku Niko Peleshi reagoi duke pohuar se ky bulevard ne te gjithe gjatesine e tij nuk do te jete me asnje centimeter me shume se sa standardi prej 10.5 metrash si dhe do te shtohet siperfaqja e gjelberuar. g.a

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›