E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marie Kraja skena e prapaskena e nje festivali

/ /

Njekohesisht nje mesoburre fillon te imitoje gjestet e tij a thua se po drejton orkestren prej lartesise se platese... Por nuk bezdis askend prej publikut te perqendruar qe duartroket midis interpretimeve... here-here qesh me batutat e kengetareve te intervistuar nga drejtuesja e festivalit... befasohet... dhe elektrizohet tjeterhere. Gjate kater oreve te nates se pare e gati po aq te se dytes se festivalit muzika perzihet me interpretimin dhe rrefimet e jeteve shpesh te pazakonta te konkurrenteve...
Dramat njerezore
Vec zerave te spikatur festivali solli para publikut dhe histori njerezore. Historite e qeta dhe te bukura te kengetareve qe gjithnje kishin enderruar skenen u perzien me histori te denja per drama librash trondites.
Pervin Chakar sopranoja turke qe mori cmimin e dyte foli per kalvarin e jetes se saj qe nga refuzimi i babait qe nuk e donte te bijen kengetare. Iku nga fshati ku u lind mes varferise per ne Ankara metropolin qe i ndezi dritat jeshile talentit te saj. Prej aty ne Itali pa i shpetuar problemeve. Njohu urine te ftohtin. Punoi si kameriere per te mbijetuar fjeti neper kisha... Por ia doli u ngjit deri ne skenen e La Skala-s. I ati i kengetares amerikane Otalie Graham qe nje skllav xhamajkan. Iku nga vendi i lindjes per ti shpetuar mizerjes urise nga e cila e motra i vdiq tek flinte e pangrene ne nje shtrat me te. Fale kembengulje shkoi ne token e premtuar dhe ne mos veten ndihmoi te bijen qe u be ne nje kengetare e suksesshme...
Edhe pse jo ne kufijte e drames interesante qene edhe historite e konkurrenteve te tjere te Marie Krajes 2010. Ajo e Alessio Arduinit fituesit te cmimit te pare qe studion inxhinieri edhe pse ka nje ze qe i dhuron cmime. E Manuelit nga Spanja qe filloi te shkollen per mekanik makinash per ta braktisur ne castin kur zbuloi aftesine dhe deshiren per te kenduar... duke vazhduar ti kete pasion makinat ashtu si dhe Pucini per te cilin ketu e 100 vjet te shkuara Lancia prodhoi fuoristraden e pare italiane... Po ashtu historia e Julianit student i Gaqo akos qe se kish menduar kurre se do te behej tenor. Fantazia e conte deri te endrra per tu bere inxhinier. Por rastesia e mori perdore. E papritur historia e kengetares nga Ukraina pinjolle e nje stergjyshi shqiptar me mbiemrin Lepuri... Histori te cuditshme dhe te ndryshme... u rrefyen ne skenen ku u kenduan arie nga kengetare profesioniste qe garuan perballe nje jurie nderkombetare...
Prapakuintat
Por pertej rrefimit publik ishte prapaskena me gjithe tensionet dhe te papriturat e saj.
Duhet te jete e lehte per ty 11 vjet festival tashme gjerat jane vene ne vendin e duhur - i thote dikush Zana eles. Kurse ideatorja dhe drejtuesja e festivalit buzeqesh. Pervoja vlen por te papriturat si ka ne dore. Nje e papritur qe i shkaktoi shume tension ishte refuzimi qe i erdhi nga regjisori i perhershem i festivalit pjese e stafit te ngushte te saj. Vetem tri dite para castit te ngjitjes ne skene... Duhej gjetur zgjidhja. Skishte kohe per ankesa... Aq me pak ka kohe kur te papriturat ndodhin pak ore para spektaklit. Te papritura qe si ka ne dore askush sic ndodhi me pianisten e orkestres te cilen pikerisht mesditen e te shtunes dhimbjet e lindjes e detyruan te shkonte ne maternitet. Serish tension... Por zgjidhja eshte. Vec duhet kerkuar. Kesaj here erdhi nga ai qe Zana ela e quajti Engjelli im mbrojtes Robert Radoja qe e zevendesoi pianisten gjate dy neteve te festivalit. ...Por tensioni ska te beje vetem me organizimin dhe organizatoren. Tensioni i perket po aq kengetareve. shte e natyrshme 17 kengetare jane ne gare per tre cmime. Kush do ti marre Tensioni qendron i varur ne gjysmeerresiren e prapaskenes ku garuesit presin radhen. Kur dalin ne skene gjithe shkelqim me fustane madheshtore apo frak me floket e rregulluar nga duar te kujdesshme parukieresh duket sikur gjithcka rreshqet mbi shinat e duhura. Por duhet te jesh ne prapaskene tua lexosh tensionin te gjithe ndihen sikur eshte hera e pare per ta. Othalia deri ate cast e qeshur impulsive e shoqerueshme ka mbetur pa fjale. Ivana eshte ne ankth per te gjetur menyren te lajmeroje te emen se ka ardhur casti te largohet nga salla. Vajza emocionohet nese e sheh perballe... Teper e gjate i duket aria qe po interpretohet ne skene konkurrentit qe pret radhen... Pritja i mundon te gjithe. Edhe pasi e kane kenduar arien e vet kane shijuar duartrokitjet dhe kthehen ne prapaskene te buzeqeshur ankthi vazhdon... Dikush ben me faj veten per nje ngaterrese te vogel ne fakt te pakapshme nga publiku muzikedashes por juria me siguri do te kete pikasur... Ndaj ankthi vazhdon... Tensioni do te shkarkohet vetem kur sipari te bjere.
...Skena ka shkelqim... Prapaskena tension. shte faji i gares. Por mbremja e se dieles finalja e edicionit te 11 te Festivalit Nderkombetar Marie Kraja perfundoi suksesshem... Vete juria dukej e kenaqur dy cmime te Itali dhe nje ne Turqi kane shkuar edhe kesaj here ne adresat e sakta... mimet

mimi i pare
Alessio Arduini
bariton Itali

mimi i dyte
Pervin Chakar
soprano Turqi

mimi i trete
Alessandra Volpe
mexosoprano Itali

Arta Marku

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›