E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan Malltezi Nuk na duhen objektet e diktatorit

/ /

Fundja nuk ka asgje per te fshehur. Drejtori Malltezi thote se ne arkivin e MHK-se ruhet nje sasi objektesh te dorezuara nga Qendra Nderkombetare e Kultures Pjeter Arbnori dhe me konkretisht nga drejtori Muje Bucpapaj. Keto materiale kane ardhur tek ne ne kohen kur u mor vendimi per shnderrimin e Piramides ne nje qender arti ne kohen e ish-ministrit te Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Pango. Tju themi te drejten per ne ato jane te teperta. Nuk na duhen. MHK ka aq objekte sa i duhen per Enver Hoxhen. Madje edhe i kemi ekspozuar disa prej tyre duke marre parasysh rolin qe ai ka luajtur gjate LAN. I kemi kerkuar zyrtarisht disa here MTKRS-se qe ti zhvendose keto objekte pasi ne kemi nje hapesire shume te kufizuar ne arkivin tone por ende nuk eshte bere asgje thote Luan Malltezi. Sipas tij keto objekte jane seleksionuar dhe jane pare nga specialistet dhe rezulton se nuk perbejne ndonje rendesi te madhe muzeore pasi me se shumti jane objekte jo origjinale. Malltezi tha se ne nje kohe qe ky institucion nuk eshte i interesuar te mbaje me shume objekte sec ka shume institucione te tjera jane treguar te gatshme qe ti marrin ato. Pretendime jane ngritur nga Bashkia e Gjirokastres por edhe nga AlbaFilmi i cili ka shprehur deshiren per te marre keto objekte. Sipas tij per kete ceshtje vendos Komiteti Shteteror i Muzeve. Muzeu Enver Hoxha i ndertuar ne vitin 1988 3 vjet pas vdekjes se diktatorit u mbyll vetem tre vjet pas hapjes se tij. I konceptuar ne tri kate ky muze permbante nje numer te madh objektesh shume syresh origjinale te tjerat imitime. Pas mbylljes se muzeut shume objekte u vodhen ose u demtuan. Nje pjese u moren nga familja Hoxha ndersa nje pjese tjeter si duket ajo me pak e rendesishme mbeti ne ambientet e Piramides. Ato u ruajten aty per gati 17 vjet dhe me vendim te Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve i kaluan ne ngarkim Muzeut Historik Kombetar i cili nga ana e vet kishte marre me pare nga ky muze ato objekte qe u dukeshin me te pershtatshme nga ana muzeore. Tanime ato ne nje kend te arkivit te ngushte te MHK-se konsiderohen te teperta dhe shume shpejt do tu dale pronari i ri.

Alma Mile

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›