E Shtunë, 31 Tetor 2026

BERAT/ Ministria gjobit pronarët e guroreve



BERAT- Task- forcë për ndëshkimin me gjobë të firmave të gurit dekorativ në malin e Tomorit. Prefektura e Beratit në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe policinë kanë ngritur një Task- Forcë duke kaluar në sitë të gjitha firmat e pllakave të gurit dhe lavatriçet e rërës që kryejnë aktivitet në këtë qark. Burime nga prefektura bënë të ditur se nga kontrollet e ushtruara në 18 firma, është konstatuar shkelje e ligjit nga pronarët e këtyre firmave që kryejnë aktivitet. Shumë punëtorë figurojnë të pasiguruar si dhe ka shkelje të sigurimit teknik. Gjatë këtij verifikimi janë ndëshkuar me gjobë pronarët e firmave nga 100 mijë deri në 500 mijë lekë. d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›