BURREL/ Rreziku i shembjes, policia patrullë për urën
BURREL - Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka dërguar inspektor në urën e Matit për të vërtetuar gjendjen e saj. Pas konstatimeve të bëra, menjëherë janë marrë masat për ndalimin e mjeteve të tonazhit të lartë mbi peshën e përcaktuar për këtë urë e cila është 24 ton. Ndërkohë që patrullat e policisë së Rendit dhe asaj Rrugore janë vendosur në dy pika, njëra patrullë tek ura për mjetet që vijnë nga Dibra dhe tjetra në hyrje të qytetit të Burrelit për mjete që vijnë nga Tirana. Sipas tyre ky shërbim do të jetë 24 orësh dhe do të vazhdojë deri në një urdhër të dytë të ministrit të Punëve Publike dhe Transportit. h.p