E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyka takohet me drejtuesit e Panioniosit



Mesfushori i Kombëtares dhe Mainzit, Jahmir Hyka, me shumë mundësi do të jetë lojtari i ri i skuadrës greke, Panionios. Sipas burimeve të sigurta pranë ish-kapitenit kuqezi, Foto Strakosha, i cili është menaxheri i Panioniosit, mësohet se 20-vjeçari është takuar të enjten në mbrëmje me presidentin e klubit grek, Jorgos Kindis. Në fillim, ky i fundit ka biseduar me drejtuesit e Mainzit, që disponojnë kartonin e Hykës. Më pas, vetë Kidis është takuar me futbollistin në Frankfurt. Biseda mes tyre ka zgjatur gati 60 minuta, teksa kreu i Panioniosit është njohur me kërkesat e Hykës. Në aspektin financiar, mësohet se Kindis i ka shprehur garanci mesfushorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›