Protesta e Kurum, kompania: Masa për punëtorët grevistë
"Greva e metalurgjikut për fat të keq po përcjell një mesazh tejet negativ tek investitorët e huaj dhe për më tepër tek ata turq, të cilët kanë qëllime biznesi në Shqipëri".
Këtë fakt e kanë nënvizuar sipërmarrësit turq të "Kurum", të cilët kanë të paktën 10 vjet aktivitet në Shqipëri. "Kurum" do të ndërmarrë masa ligjore dhe administrative ndaj personave që organizuan grevën që ka paralizuar metalurgjikun. Në ditën e katërt të protestës së punëtorëve, në kombinat procesi është pezulluar plotësisht. Autokolona e kamionëve të ngarkuar me shufra çeliku qëndron në radhë, ndërsa nga ana tjetër punëtorët janë ulur "këmbëkryq" përpara zyrave të shoqërisë. Protesta e tyre nisi për shkak të akuzave për dhunë ndaj një punëtori, por Mjaft të shumta në terren kanë qenë edhe forcat e policisë, të cilët po patrullojnë zonën, në mënyrë që të shmangin çdo përshkallëzim të situatës. "Në këtë mënyrë personat përgjegjës për krijimin e situatës do të përballen me ligjin". Një fakt i tillë u bë i ditur në konferencën për shtyp të investitorit. Turqit kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të grevës dhe fillimin e punës si një detyrim që buron nga kontrata kolektive e punës. Duke e dënuar ashpër bojkotin ndaj punës, dëmin ekonomik dhe imazhin ndaj kompanisë punëdhënëse që mbart kjo grevë, pala turke nënvizoi se "po krijohet një klimë mosbesimi tek investitori i huaj, gjë që mund të sjellë deri mbylljen e aktivitetit". "Na besoni nuk është aspak presion, por një paralajmërim për largim. Kriza botërore po rrënon këtë sektor biznesi. Në kushtet kur çmimet e energjisë janë rritur dhe kur fitimi është në nivele të historike të ulëta, ne me zor po mbijetojmë. Në këtë 'treg lufte' jemi duke mbijetuar me vështirësi dhe me shumë mund", tha administratori Koray Zeytinoglu. Por ai shtoi se "ky është një opsion i fundit dhe se do të ishte më mirë për të dyja palët rikthimi në punë dhe vazhdimi i bisedimeve. Investitori turk në Elbasan "Kurum" e ka quajtur të jashtëligjshme grevën e metalurgëve të nisur tre ditë më parë. Përmes një deklarate për shtyp administratori i "Kurum" Koray Zeytinoglu tha se "ndërprerja pa afat e punës prej datës 3 gusht dhe në vazhdim është rezultat i një greve të jashtëligjshme të iniciuar, organizuar dhe drejtuar nga Federata sindikale e punonjësve të industrisë së Shqipërisë në përbërje të konfederatës së sindikatave". Pala turke u shpreh zyrtarisht se "kjo grevë është shoqëruar me veprime radikale të cilat kanë sjellë si pasojë cenimin e pronës private, të së drejtës personale të individit dhe të rendit kushtetues".