Hasi e treshja e Bazelit, sa pak Shqipëri në Champions!
Që legjionarët shqiptarë janë në periudhën e tyre më negative gjatë dy dekadave të fundit kjo shihet edhe nga pjesëmarrja në Kupën e Kampioneve. Asnjë skuadër, ku aktivizohen lojtarët shqiptarë (me pasaportë shqiptare) nuk ka mundur që të kualifikohet për në raundin e “play-off”, i cili të çon më pas në ndeshjet në grupe, të kompeticionit më prestigjioz të kontinentit evropian. Nëse sezonin e shkuar Shqipëria prezantohej nga Atin Haxhi APOEL-i i të cilin arriti të shkonte deri në fazën e grupeve, për këtë vit mjaftohemi me një përfaqësim në rang zv/trajneri. Anderlehti, ku trajner i dytë është ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi ka shansin që të luajë kualifikimin ndaj Kampionëve të Serbisë, Partizan i Beogradit. Veç Hasit, Shqipëria mund të krenohet, ndonëse jo totalisht edhe me kosovarët e Bazelit, skuadër kjo që do të ndeshet ndaj Sherif Tiraspolit, ekipi moldav, i cili eliminoi në turin e dytë kampionen e Superiores, Dinamon. Me zviceranët aktivizohet 17-vjeçari Granit Xhaka, por dhe Beg Ferati dhe Xherdan Shaqiri. Ky i fundit ishte edhe pjesë e Kombëtares së Zvicrës në Botëror.