E Diel, 1 Nëntor 2026

BERAT/ Rruga e Urës Vajgurore

 

BERAT - Rruga nacionale Berat-Urë-Vajgurore, me një gjatësi prej 12 kilometrash, e asfaltuar tërësisht në vitin 2007 me një fond prej 55 milionë lekësh nga buxheti i shtetit, është shndërruar tashmë në gjendje mjerane. Dy vjet pas inaugurimit të përfundimit të punimeve në këtë segment rrugor, ajo është shndërruar në një rrugë ku shihen vetëm gropa, plasaritje e çarje të segmenteve të asfaltuara, gjë që ka sjellë jo vetëm vështirësi në qarkullimin e mjeteve, por edhe është bërë shumë herë burim aksidentesh.
Drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë çdo ditë në këtë rrugë pohojnë se është absurde që për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë me të cilën operohet në ndërtimin e rrugëve, ata detyrohen të përshkojnë një rrugë me gjatësi 12 km për më shumë se 1 orë. Edhe pasagjerët ankohen për rrugën e cila ndonëse u asfaltua, sot ndodhet në kushte të tilla.                            d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›