Berat, pranga dy të rinjve, falsifikonin para
BERAT - Hidhnin në qarkullim kartëmonedha false, arrestohen dy të rinj në Berat. Policia bëri të ditur se prangosi në kushtet e flagrancës 20-vjeçarin Muhamed Murrani, banues në lagjen Laprakë të Tiranës dhe 17-vjeçari me inicialet E.D nga qyteti i Kavajës. Ata kishin mbërritur në Berat disa ditë më parë, ku me para të falsifikuara blinin mallra me shumicë. Disa tregtarë kanë arritur të kuptojnë se janë mashtruar dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Pas denoncimeve të tregtarëve, policia u vu në kërkim të falsifikatorëve. Ata u identifikuan dhe blutë arritën t’i ndalonin në një nga lokalet e qytetit, kur ata po drekonin. Në momentin e arrestimit të rinjve iu gjetën me vete 25 copë kartëmonedha false, të prerjes 2 mijë lekëshe, të cilat kapnin shumën e 50 mijë lekëve. d.xh