E Hënë, 2 Nëntor 2026

BERLIN – Merz: Gjermania duhet të bojkotojë Eurovision-in nëse Izraeli përjashtohet

BERLIN, 6 tetor /ATA-DPA/- Kancelari gjerman Friedrich Merz tha dje se Gjermania duhej të tërhiqej nga Festivali i Këngës në Eurovision që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Vjenë në rast se Izraeli do të përjashtohej.

I pyetur nëse Gjermania duhej të hiqte dorë vullnetarisht nga pjesëmarrja në Eurovision, politikani konservator tha se do ta mbështeste këtë vendim.

“Mendoj se është skandal që kjo po diskutohet. Izraeli i përket atij vendi”, tha Merz.

Presioni mbi organizatorët e Festivalit të Këngës është rritur prej disa javësh, pasi disa transmetues, përfshirë nga Spanja, Irlanda dhe Holanda, kanë kërcënuar se do të tërhiqen nëse Izraelit nuk i ndalohet pjesëmarrja, duke përmendur veprimin ushtarak të vendit në Rripin e Gazës.

Transmetuesit kombëtarë luajnë një rol qendror në Eurovision, pasi ata janë përfaqësuesit zyrtarë të vendeve të tyre brenda Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU), përgjegjës për përzgjedhjen e pjesëmarrjeve të tyre, koordinimin e transmetimeve të drejtpërdrejta dhe mbikëqyrjen e procedurave të votimit.

Eurovision-i i ardhshëm është planifikuar të zhvillohet në Vjenë në maj 2026.

Protesta të mëdha kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision janë zhvilluar këtë vit dhe vitin e kaluar. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›