E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BERLIN – Merz: Roli i SHBA-së vendimtar për të vendosur për dislokimin e trupave gjermane në Ukrainë

BERLIN, 28 shkurt /ATSH-DPA/ – Pjesëmarrja e SHBA-së është thelbësore që trupat gjermane të dislokohen për të siguruar një marrëveshje paqeje ose armëpushim në Ukrainë, deklaroi kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, në komentet për një gazetë kombëtare.

”Gjermania do të duhet të zhvillojë diskutime me aleatin e saj më të rëndësishëm në lidhje me një armëpushim”, tha Merz për edicionin e së dielës të ”Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

”Kjo në çdo rast nuk është një detyrë për Gjermaninë më vete”, tha ai.

I pyetur nëse një vendim për pjesëmarrjen gjermane mund të merret nëse do të kishte premtime adekuate nga Shtetet e Bashkuara, Merz tha se ky ishte një parakusht, pa e lejuar veten të merrej me detajet.

“Do të ishte jashtëzakonisht një marrëzi të spekulosh hapur për këtë”, tha ai.

Merz, aleanca konservatore e të cilit doli e para në zgjedhjet parlamentare të së dielës, tha se çështja nuk kërkon vendim të menjëhershëm, pasi Rusia nuk ishte e përgatitur të pranonte trupa evropiane në territorin ukrainas.

”Por, Gjermania do të japë kontributin e saj për sigurinë evropiane”, tha ai./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›