SHBA – Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë, anulohet konferenca e shtypit me Trump

UASHINGTON, 28 shkurt /ATSH-DPA-ANSA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është parë duke u larguar më herët nga Shtëpia e Bardhë, pas një takimi me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, i cili u shoqërua me momente tensioni.
Zelensky u pa në televizion duke hipur në një makinë të parkuar përpara Krahut Perëndimor dhe duke u larguar.
Largimi i tij erdhi pas një shkëmbimi të ashpër me Trump brenda Zyrës Ovale.
Zelensky tha se “nuk do të kishte kompromise me një vrasës në territorin tonë” dhe sugjeroi se Trump po rrezikonte sigurinë e SHBA me qasjen e tij ndaj Rusisë.
Mediet amerikane raportuan se liderët ndërprenë takimin e tyre me dyer të mbyllura dhe anuluan një konferencë shtypi që ishte planifikuar.
Kjo konferencë për shtyp, mes presidentit ukrainas dhe homologut të tij amerikan, do të pasonte nënshkrimin e një marrëveshjeje për aksesin në burimet e mineraleve të rralla të Ukrainës./ a.jor.