Hallakamë në Greqi

Në Athinë ka pasur protesta plot zemëratë kundër njoftimit të Qeverisë greke për masa të tjera shtrënguese, që kanë si qëllim të ulin deficitin buxhetor të vendit.
Pensionistët u përplasën me policë të ndërhyrjes së shpejtë, ndërsa punonjësit e shërbimit civil protestuan jashtë Ministrisë së Financave.
Masat e reja, që kanë si qëllim të kursejnë 6.5 miliardë euro, përfshijnë edhe një ngrirje të rritjes së pensioneve, një rritje të taksave mbi vlerën e shtuar dhe uljen e pagave të punonjësve të shërbimit civil.
Sindikata e punonjësve të shërbimit civil ka thirrur një tjetër grevë 24 orëshe.
Një udhëheqës i kësaj sindikate, Spiros Papaspiros, tha se ata do të vazhdonin të ushtronin presion mbi qeverinë.
"Ne kemi besimin se me përpjekjen tonë do të mund të arrijmë vendosmëri dhe perspektivë për daljen nga një situatë ku punonjësit, pensionistët dhe të papunët të mos fajësohen", tha zoti Papaspiros.
Qeveria greke shpalli të mërkurën masa të rrepta ekonomike, që përbëjnë ndërhyrjen e saj të tretë që kur u mësua niveli i vërtetë i krizës së borxheve të Greqisë.
Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, i vlerësoi këto masa, duke thënë se ato janë të rëndësishme për stabilitetin e të gjithë eurozonës.
Greqia duhet të ulë deficitin për të shlyer urgjentisht një pjesë të borxhit në muajin prill.
Kryeministri Jorgo Papandreu e krahasoi krizën e buxhetit, të cilën po përjeton vendi, me situatën e një kohe lufte dhe tha se Greqia ishte në prag të falimentimit.
Bashkimi Evropian i ka bërë presion Athinës që të marrë masa shtrënguese shtesë për të përmirësuar gjendjen e financave.
Sindikatat kanë zhvilluar greva kundër planeve të qeverisë dhe ministri i Ekonomisë ka paralajmëruar që këto masa të jenë të drejta nga ana sociale.
(BBC)