BERZH: Kriza në Shqipëri vijon në 2010
Shqipëria mund të ketë një rritje ekonomike relativisht të mirë këtë vit në krahasim me fqinjët, por kriza do të japë efekte negative edhe në vitin 2010, bëhet e ditur nga vlerësimet e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. BERZH-i publikoi dje vlerësimin e vet për ecurinë ekonomike të Europës Qendrore e Lindore dhe rriti parashikimin për rritjen ekonomike të këtij viti për vendin tonë në 3 për qind, nga 1.2 për qind që qe vlerësimi i këtij institucioni në prill. Por, sipas BERZH-it, Shqipëria pritet të pësojë një reduktim të mëtejshëm të ritmit të rritjes në vitin 2010. Vitin e ardhshëm, parashikimi është për rritje 1.6 për qind. Vlerësimi është në përkeqësim. BERZH-i vlerëson ekonomitë e vendeve të Europës Lindore dy herë në vit në prill dhe tetor në mënyrë të pavarur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Sipas BERZH-it, ekonomia shqiptare do të ketë një fat më të mirë se sa pjesa tjetër e Ballkanit, kryesisht si pasojë e gjendjes së shëndoshë financiare të bankave në periudhën para krizës. Këtë vit, ekonomitë e Ballkanit do të kenë një rënie të përgjithshme prej 6.1 për qind, ku Kosova dhe Shqipëria do të përbëjnë një përjashtim, pasi do të vijojnë të rriten.
"Është e qartë se kostoja shoqërore e krizës ekonomike botërore ka shumë gjasa të ndihet tërësisht vitin e ardhshëm, kur falimentimet e kompanive dhe papunësia do të vijojë të rritet. Rritja ekonomike gjatë viteve të ardhshme në të gjithë rajonin e mbuluar nga BERZH-i pritet të jetë më e ulët se sa ajo që është përjetuar në dekadën e fundit", deklaroi kryeekonomisti i bankës, Erik Berglof. Rritja ekonomike e vitit 2010, që për të gjithë rajonin pritet të jetë mesatarisht 1.5 për qind, do të vijë më së shumti si pasojë e rënies së thellë që po ndodh këtë vit dhe jo si pasojë e rritjes normale ekonomike, sipas BERZH-it.
Faktorët që do të kufizojnë rritjen ekonomike të vitit 2010 përfshijnë vështirësitë në rikuperimin e tregjeve të eksporteve dhe ashpërsimi i kushteve të kreditimit nga bankat.
Kriza e vonuar
Shumë ekspertë besojnë se kriza në ekonominë shqiptare vonohet me gjashtë muaj nga pjesa tjetër e Europës, gjë që në fakt është vërejtur edhe në ecurinë e shumë treguesve ekonomikë. Kështu, ndonëse kriza dha efekte që në shtator të vitit të kaluar në nivelin e të ardhurave buxhetore dhe në treguesit e kreditimit të ekonomisë, gjithsesi Shqipëria nuk vuajti shumë gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Por, të ardhurat e buxhetit të shtetit kanë tendencë negative. Në tremujorin e parë u rritën me 8.1 për qind në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa ritmi i rritjes erdhi duke u ngadalësuar deri në gusht, kur të ardhurat u rritën me vetëm 5 për qind. Importet, të cilat pasqyrojnë fuqinë blerëse të vendit, shënuan një rënie prej 11 për qind në gusht, ndërkohë që leku shqiptar vijoi të dobësohej gjatë kësaj periudhe. Gjithsesi ka shpresa që pjesa më e rëndësishme e krizës të ketë kaluar.
Kursi
Ditë e bardhë për lekun
Për herë të parë që nga 2 tetori, leku shqiptar fitoi dje terren në kursin e këmbimit kundrejt euros, në një ditë të karakterizuar nga ndryshim pozicioni tregtar nga një pjesë e bankave. Leku fitoi rreth 1.1 për qind sipas kursit fiks të Bankës së Shqipërisë që publikohet në mesditë. Euro u kuotua në 137.2 lekë nga 138.7 lekë që kuotohej të mërkurën. Në tregun ndërbankar, tendenca e forcimit të lekut vijoi edhe gjatë pasdrekes.
Forcimi i djeshëm erdhi nga vetë forcat e tregut. Nuk pati asnjë të dhënë për ndërhyrje nga ana e Bankës së Shqipërisë. BSH nuk ka ndërhyrë në treg që nga qershori i këtij viti. Lajmi i mirë për shqiptarët e terrorizuar nga zhvlerësimi i monedhës kombëtare është se pozicioni i shumicës dërrmuese të bankave gjatë ditës së djeshme anonte nga forcimi i lekut dhe vetëm njëra prej bankave anonte nga dobësimi.
Pavarësisht forcimit të djeshëm, leku gjendet ende në një nga kuotat më të ulëta që nga viti 2003. Operatorët e tregut duket se tashmë janë në dilemë nëse leku do të stabilizohet në këto kuota apo do të vijojë zhvlerësimin. Një pjesë e ekspertëve mendojnë se zhvlerësimi i deritanishëm prej 12 lekësh ndoshta është i mjaftueshëm për të ristabilizuar kërkesë-ofertën në treg.