Berisha-Shalësi, replika në distancë
Demokracia e pushtetit vendor shkaktoi edhe dje replika në distancë midis qeverisë dhe opozitës. Deklaratave të kreut të qeverisë, Sali Berisha, u është përgjigjur deputeti Eduard Shalësi. "Kryeministri flet për demokracinë vendore, ndërkohë që u ka vënë shkelmin në fyt bashkive dhe komunave të Shqipërisë. U ka marrë frymën buxheteve të bashkive me ligje antikushtetuese", u shpreh Shalësi. Deputeti i PS-së, në reagimin e menjëhershëm pas deklaratës së Kryeministrit Sali Berisha dhe zv/ministrit të brendshëm, Ferdinand Poni, theksoi se "pushtetarët vendorë të opozitës informuan Kongresin e Autoriteteve Lokale për cenimin e autonomisë nga qeveria". Sakaq, Kryeministri kërkoi bashkëpunimin e të zgjedhurve vendorë për mbledhjen e taksave lokale, si dhe për vendosjen e taksës së pronës në të gjithë vendin. Ai tha se angazhimi i qeverisë do të jetë mbështetja e të gjitha njësive administrative. Këto deklarata ai i bëri gjatë takimit me drejtuesit vendorë, në javën europiane të demokracisë lokale.
"Ne kemi bërë disa lëvizje fiskale, të cilat mund t‘ju kenë prekur juve. Llogarisni me faturë sa jeni prekur dhe që të gjitha do t‘jua kthejmë nga buxheti", tha Berisha.
"Ne kemi bërë disa lëvizje fiskale, të cilat mund t‘ju kenë prekur juve. Llogarisni me faturë sa jeni prekur dhe që të gjitha do t‘jua kthejmë nga buxheti", tha Berisha.