E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset, në garë për kreditë e buta

Deri tani kanë përfituar 13 biznese, me një shumë prej rreth 3.2 milionë euro. Të tjera biznese janë në proces për aprovimin e kredisë. Bëhet fjalë për projektin e Koperacionit Italian, i cili ndihmon ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me kredi të buta. Aktualisht janë në pritje tre biznese për të marrë kredi, në një shumë rreth 300 mijë euro. Kushti është të jesh biznes me një xhiro vjetore deri në 5 milionë euro dhe të punësuar mbi 250 punëtorë. Kredia e qeverisë italiane për këtë projekt është 27 milionë euro, e cila i vjen në ndihmë biznesit vendas në kushtet kur kredidhënia nga bankat është tkurrur ndjeshëm. Por jo të gjithë kanë të drejtën e aplikimit. Së pari, aktiviteti duhet të jetë prodhues, ndërsa investimi për blerjen e materialeve kryhet 70 për qind në Itali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›