E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Papunësia, 12.68%

INSTAT publikon me katër muaj vonesë normën e papunësisë për tremujorin e parë 2009, që rezulton 12.68 për qind. Niveli është i njëjtë si në tremujorin e fundit të vitit 2008. Gjatë tremujorit të parë 2009 forca e punës është 1.114.161 persona. Numrit mesatar i të punësuarve në sektorin privat bujqësor vlerësuar sipas Anketës së Forcës së Punës 2007 është 568,549. Në sektorin privat jobujqësor gjatë këtij tremujori vihet re një rënie prej 0.51% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2008.

Numri mesatar i të papunëve të regjistruar gjatë tremujorit të parë 2009 është 141.310 ndërsa numri mesatar i të papunëve që përfitojnë pagesë papunësie është 8.238. Niveli mesatar i ndihmës së pjesshme ekonomike është 3.079 lekë, ndërsa niveli i ndihmës ekonomike të plotë është 3.899 lekë. Paga minimale me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 995, datë 02.07.2008 "Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi" është 17,000 lekë. Sipas INSTAT-it, niveli bazë i pagesës së papunësisë është 5.980 lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›