E Diel, 1 Nëntor 2026

BERZH: Shqiperia, me rritjen me te larte ekonomike ne Evrope

Revista prestigjioze nderkombetare "The Economist" ka publikuar dje nje raport te detajuar mbi zhvillimet ekonomike ne Evrope ne kete periudhe te perfshirjes se globit ne nje krize ekonomiko-financiare te rende

Duke iu referuar te dhenave te marra nga EBRD (BERZH - Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim), "The Economist" vecon faktin se Shqiperia rezulton me rritjen me te larte ekonomike ne Evrope. Per me teper, raporti i publikuar i meshon faktit se Shqiperia dhe Polonia rezultojne vende qe kane aktualisht rritje ekonomike, pasi shume te tjera, perfshire vendet fqinje me Shqiperine, jane kapur nga kriza ekonomike duke pasur shifra me minus.

Ne artikull behet nje panorame e situates ekonomike ne vendet e Evpropes Juglindore e Qendrore, duke u ndalur vecanerisht ne vendet ish-komuniste dhe menyren se si keto vende po kalojne krizen ekonomike boterore dhe impaktin qe kjo krize ka patur dhe do te kete ne ekonomite e ketyre vendeve.

Ky artikull ne analizen e tij fokuson qarte permes nje harte, sipas burimeve te EBRD, se Shqiperia eshte vendi me rritjen me te larte ekonomike ne Evrope (sipas EBRD me 3%) dhe se bashke me Polonine (1.3%) jane te vetmet vende qe do te kene nje rritje ekonomike pozitive.

Me poshte mund te lexoni artikullin e plote:

Edhe pse ne kulmin e boom-it te vitit 2006 te vendeve ish komuniste, pothuajse gjysma e qytetareve te tyre jetonin me keq se ne vitin 1989.

Sidoqofte verdikti mbi 17 vitet e liberalizimit, privatizimit dhe stabilizimit u zbut nga nje tjeter gjetje. Shumica e te anketuarve nga Banka Boterore dhe EBRD u shprehen optimist per te ardhmen e femijeve te tyre.

Shqetesimi eshte se kriza ekonomike globale ka demtuar besimin ne te ardhmen dhe ka intensifikuar zymtesine per te tashmen. Rritja e shpejte ka lehtesuar pakenaqesite ndaj politikaneve te korruptuar dhe burokrateve.

Te pakten ajo ofroi nje mundesi per nje sistem me te mire shendetesor dhe arsimi, te cilet jane shume mbrapa standardeve perendimore.

Por, renia mesatare ne PDD kete vit eshte nje 6.2 % i madh; perteritja pritet te jete e ngadalshme.

Keshtu europianet lindore perballen me taksa me te larta, borxhe me te medhenj, me pak shpenzime publike, paga me te uleta dhe me pak vende pune.

Ata nuk kane te njejtet amortizues si ne perendim - qe ne syte e shumices, eshte edhe vendi ku filloi kriza.

Kjo mund te jete nje perzierje toksike, por deri tani pasojat kane qene te kufizuara. Mbeshtetja nga Bashkimi Europian, IMF dhe huadhenes te tjere, pas hezitimit fillestar, ka qene ne e nje mase, qellim dhe shpejtesi te paprecedent.

Dhjetera bilione dollare te te jashtmeve menjanuan nje katastrofe. Deri tani, asnje monedhe nuk ka kolapsuar; bankat nuk kane falimentuar, ose jane ndare nga pronaret e huaj. Politikanet qe predikojne mbrojtjen, kontrollin e shtetit dhe sharlatizma te tjera kane mbetur menjane.

Per ata vende pjese, apo afer EU, rritja ka ardhur nga eksportet e te mirave dhe sherbimeve dhe flukse te medha hyrese te kapitalit. Efekti neto ishte pozitiv, por dizavantazhet tashme jane te dukshme: varesi e madhe ne nje industri te vetme dhe ne kerkesen e Evropes perendimore.

Flukset hyrese te kapitalit te huaj mund te kene qene shume te medhenj dhe shume te shpejte, duke cuar nje rritje te madhe te konsumit dhe ndertimeve, e shtyre kjo nga huadhenie te nxituara firmave dhe individeve, shpesh ne monedha te huaja.

Flukset hyrese te parase nga jashte kane rene ne menyre dramatike, dhe ne disa raste jane kthyer mbrapsht.

Volumi i huave te sindikatave per rajonin, per shembull, kane rene ne nje te gjashten e nivelit para krizes. Rifillimi i ketyre flukseve te kapitalit eshte nje prioriteti te larte me rregulla me te matura per tregun e kredive.

Mbeshtetja e jashtme ka nisur nje rreth vicioz te renies se normave te shkembimit, besim te ulet te investitoreve dhe falimentimit te bankave. Por shume shtete perballen me nje tjeter pasoje: vite rritje te ulet te shkaktuar nga norma shkembimi jokonkurruese dhe produktivitet i ngadalte.

Ekonomite e vendeve ish-komuniste mund te jene tkurrur, por akoma perbejne nje aset te madh. Disa shpresojne te gjejne mundesi te reja, te bazuara ne kreativitet dhe fuqine intelektuale. Por ata gjithashtu duhet t'i bejne vendet e tyre te punojne me mire. Sipas EBRD dallohen kater fusha. Njera eshte permiresimi i sistemit te drejtesise. Nje sistem i ngadalte dhe i paparashikueshem ligjor largon investitoret e huaj, qe shqetesohen per kontratat dhe te drejtat e pronesise.

Se dyti eshte nje rregullim me i mire. Pavaresisht permiresimeve nga anetaresimi ne BE, bizneset luftojne akoma me burokracine.

Se treti eshte nje sistem social me i sigurt. Ndjenja qe jeta eshte e padrejte dhe e pasigurt thekson ndarjen qe ekziston midis fituesve dhe humbesve dhe rrezikon crregullime politike.

E katerta eshte konkurrenca. Barrierat joformale dhe rrjetet e vjetra komuniste nuk lene aksesimin e ekonomise nga te huajt, qe ka nje kosto shume te madhe per eficencen.

Berja e institucioneve shteterore te punojne me mire eshte me e thjeshte per t'u diskutuar sesa per tu arritur.

Ka qene e qarte prej kohesh qe faktore te paprekshem kane te bejne me kulturen kombetare dhe nivelet e besueshmerise sociale luajne nje rol me te madh se rregullat ne ekonomite ish komuniste. EBRD thekson "vlerat, sjelljet dhe praktikat" ne percaktimin e asaj qe perbene "sjellje te pranueshme brenda firmes ose nga nepunesit e qeverise".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›