E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetatimori: ARMO ka shlyer te gjitha detyrimet

Ndermarrja vendase e prodhimit dhe perpunimit te naftes ka shlyer te gjitha detyrimet ndaj tatim-taksave. Lajmin e dha dje Drejtori i pergjithshem i Tatimeve ne nje konference per median per kete ceshtje. "Administrata tatimore do te mund te kontrolloje ne kohe reale te gjitha hyrje daljet apo perpunimet qe kryhen me karburantin ne rafinerite e kompanise ARMO" tha Papajani. Ai beri te ditur dje se, ARMO po vendos matesa bashkekohore ne ambientet e saj, mase e cila garanton monitorimin dhe me pas perllogaritjen e sakte te detyrimeve tatimore. ARMO ka shlyer te gjitha borxhet qe kishte ndaj administrates tatimore dhe po vijon punen. Kreu i tatimeve tha se, kete 9-mujor kompania ARMO ka paguar 22 per qind me shume akcize sesa e njejta periudhe e vitit te kaluar. Nderkohe qe kontrolli i tatimeve ne ndermarrjen vendase te prodhimit dhe perpunimit te naftes, ARMO disa dite me pare eshte bere per t'i dhene nje stabilizim dhe harmonizim tatimeve ne tregun e naftes. Keshtu ka pohuar per median drejtori i Pergjithshem, Artuar Papajani. Kreu i Tatimeve ka komentuar edhe ndryshimin e drejtuesit te Tatimeve te rajonit te Fierit ku edhe operon ARMO. Sipas tij ndryshimet nuk kane lidhje me kete kompani, pasi ajo eshte nen administrimin e drejtorise se tatimpaguesve te medhenj ne Tirane. Kete vit Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve eshte perfshire ne lufte kunder informalitetit. Ne sherbim te ketij qellimi, tatimoret kane nisur nje investigim ne terren per bizneset, dhe nga kontrollet ka rezultuar se nje numer i konsiderueshem biznesesh abuzonin me deklarimin e xhiros vjetore. Sipas tatimoreve, nga investigimi jane zbuluar rreth 3.500 biznese me xhiro me te larte se 8 milione leke ne vit dhe qe sigurisht kane raportuar me pak. Statusi i tyre do te ndryshoje qe ne fillim te vitit tjeter. Sipas zyrtareve te administrates tatimore, nga investigimi qe kane bere del se nuk eshte reale shifra ne deklaratat qe biznesi i vogel ka dorezuar ne mars. Rreth 10% e tatimpaguesve te biznesit te vogel ne te gjithe Shqiperine doli me xhiro mbi 2 milione leke. Pas investigimeve, ne gjithe territorin dolen te pakten 3.500 subjekte qe jane kontingjente gati per te kaluar ne biznes te madh, te cilet nga investigimet e inspektoreve tatimore e kane kaluar ate shifer qe kane deklaruar ne pushtetin lokal me 2-3 milione leke xhiro. Vec te tjerash, tatimoret po synojne qe te ulin limitin e xhiros per perfshirjen ne TVSH te biznesit te vogel, nga 8 milione leke qe eshte aktualisht ne 5 milione leke.

Matesat

ARMO po vendos matesa bashkekohore ne ambjentet e saj, mase e cila garanton monitorimin dhe me pas perllogaritjen e sakte te detyrimeve tatimore. Administrata tatimore do te mund te kontrolloje ne kohe reale te gjitha hyrje daljet apo perpunimet qe kryhen me karburantin ne rafinerite e kompanise ARMO

Borxhi

ARMO ka shlyer te gjitha borxhet qe kishte ndaj administrates tatimore dhe po vijon punen. Kreu i tatimeve. Kontrolli i tatimeve ne ndermarrjen vendase te prodhimit dhe perpunimit te naftes, ARMO disa dite me pare eshte bere per t'i dhene nje stabilizim dhe harmonizim tatimeve ne tregun e naftes

Si nisi konflikti i tatimeve me ARMO-n

Ne kuader te aksioneve te pergjithshme, Tatimet bllokuan dite me pare prodhuesin e naftes ARMO, pasi sipas tatimeve nuk kishte plotesuar kushtet si nje subjekt i takses se akcizes. Ky veprim eshte realizuar ne baze te urdhrit te bllokimit, te leshuar nga Drejtoria Rajonale e Tatimpaguesve te Medhenj. Per shkak se, tatimpaguesi ARMO sh.a nuk eshte i pajisur me autorizim si tatimpagues akcize, si dhe nuk ka miratim te magazinave tatimore sipas kerkesave qe percakton ky ligj. Administrata tatimore mbetet plotesisht e angazhuar per zbatimin i ligjit ne menyre te barabarte dhe te drejte, per cdo tatimpagues. Luftimi i evazionit fiskal dhe i akteve korruptive ne te gjitha format dhe trajtat e tyre mbetet prioritet i punes sone, kane pohuar zyrtaret e tatimeve. Nderkohe qe kompania ARMO e ka cilesuar bllokimin ne kundershtim me procedurat tatimore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›