E Shtunë, 31 Tetor 2026

BERZH rrit parashikimin për ekonominë Europën Lindore

Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim rriti parashikimin për zgjerimin e ekonomisë së vendeve europiane në zhvillim, nga 4.6% në 4.8%. Në raport-parashikimin e publikuar në Shtetet e Bashkuara, banka përmendi si motiv të parë përmirësimin e kushteve ekonomike në rang global. Banka është krijuar pas Luftës së Ftohtë, për të ndihmuar të gjitha vendet ish-komuniste në periudhën e tyre të tranzicionit në ekonomi të tregut të lirë. Në raport banka përmendi edhe faktin që ekonomitë e bllokut të lindjes europiane, në një masë, janë të varura nga zhvillimi i ngjarjeve në vendet e Europës Perëndimore, të cilat janë të përfshira nga problemi i borxhit sovran. Parashikimi i bankës për rajonin me 29 shtetet, nuk ndryshoi për viti 2012, duke raportuar rritje me 4.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në raport BERZH thotë se Europa Juglindore është rajoni më vunerabël karshi destabilitetit financiar në Eurozonë, pasi në këtë rajon një pjesë e sistemit bankar është në pronësi të bankave greke. Raporti thotë se “Kroacia është i vetmi vend në rajon që duhet të tregojë shenja bindëse të ringritjes ekonomike”. Raporti thotë se shumica e vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore kanë arritur në nivelet e përpara recensionit global dhe vetëm vendet e Baltikut janë 10% më poshtë nivelit që regjistruan në vitin 2008.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›