E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimoviç-Ronaldo, lufta e golave vazhdon

Kristiano Ronaldo synon të shënojë gol kundër Romës, ndërkohë që që Zlatan Ibrahimovic është i pezulluar kundër PSV Eindhoven. Ronaldo synon të marrë kryesimin e golashënuesve më të mirë të fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve. Si portugezi Ronaldo i Mancester Junaitid ashtu dhe suedezi i Interit janë në kuotën e pesë golave. Katër lojtarë kanë shënuar nga një gol më pak se Ronaldo dhe Ibra. Tre prej tyre shënuan në ditën e 5-të të Ligës së Kampioneve. Didier Drogba shënoi dy gola në fitoren 4-0 të Celsit kundër Rozenborgut, Lionel Mesi shënoi një gol me penallti në barazimin 2-2 në transfertë me Olimpikun e Lionit dhe Rud van Nistelroi realizoi në ndeshjen e humbur me Verder Bremenin. Filipo Inzagi nga ana e tij i dha fitoren kampionit në fuqi, Milanit kundër Sëlltikut të martën e kaluar. Ishte goli i 63-të i Inzagit në kompeticionet e UEFA-s për klubet, që theu edhe rekordin europian të Gerd Mylerit.

Liga e Kampioneve
2007-2008
Golashënuesit

Lojtari Klubi Golat
Zlatan Ibrahimovic Inter 5
Kristiano Ronaldo Mancester J. 5
Didier Drogba Celsi 4
Lionel Mesi Barcelona 4
Filipo Inzagi Milan 4
Ruud van Nistelroi Real Madrid 4

Liga e Kampioneve
Dita 6

E martë, 11 dhjetor
A Marsejë-Liverpul
A Porto-Beshiktash
B Celsi-Valencia
B Shalke-Rozenborg
C Real Madrid-Lacio
C Olimpiakos-Bremen

E mërkurë, 12 dhjetor
E Rejnxhërs-Lion
E Barcelona-Shtutgard
F Roma- Man.Junaitid
F Sporting-Dinamo Kiev
G PSV-Inter
G Fenerbahce-CSKA Moskë
H Arsenal-Steaua
H Slavia-Sevilja

E martë, 4 dhjetor
D Milan-Sëlltik 1-0
D Shahktar-Benfika 1-2

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›