E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamoleze: “Jam krenar për Bogdanin e Co”

Xhankarlo Kamoleze, tekniku i Livornos, nuk e fsheh kënaqësinë për barazimin kundër Romës (1-1). "Ata ishin shumë të fortë: luajnë futbollin më të mirë në Europë së bashku me Arsenalin, - deklaroi Kamoleze. "Forca e tyre qëndron në lojën e hapësirave dhe ne sot (të dielën) u treguam të zotë për t'ua mbyllur. Jam shumë krenar për paraqitjen e skuadrës pasi Livorno lufton për mbijetesë dhe të arrish të bllokosh Romën nuk është pak". Kamoleze vlerëson në mënyrë të vecantë punën e sulmuesve. "Disa nga lojtarët që tani janë duke luajtur mirë, më përpara ishin pak të përdorur. Në sulm mendoj se kemi lojtarë të zotë e të fortë: nga Bogdani te Tavano, nga Tristan te i riu Volpe".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›