Skela: “Geri ishte i jashtëzakonshëm”

Energi Kotbus arriti të marrë një barazim pa gola kundër Hamburgut të shtunën e kaluar për kampionatin gjerman. Njeriu ndeshjes ishte portieri Gerhard Tremel, i cili me pritjet e shkëlqyera u vlerësua si më i miri i takimit (nota 1.5). "Ai i përballoi në mënyrë sensacionale", - thotë gjithë emocion mesfushori i Kotbusit, Ervin Skela, për gazetën lokale "Lausitzer Rundschau". Skela u vlerësua nga "Kicker" me notën e dobët 5. Statistikat e ndeshjes i japin të drejtë portierit: 25:6 ishte raporti i goditjeve gjatë lojës në drejtim të portës, 11:1 ai goditjeve nga këndi dhe 64 për qind kontolli i topit, gjithmonë për kundërshtarin e Skelës, Hamburgun. Edhe gazeta popullore gjermane "Bild" e ka vlerësuar me epitetin "Titan", portierin e Energi Kotbusit, duke e krahasuar me Oliver Kahnin në ditët e tij më të mira. "Bild" sjell edhe një citim të Ervin Skelës: "Ishte një rezultat i jashtëzakonshëm nga Geri". Të njëjtin mendim ka dhe trajneri Bojan Prasnikar: "Po, ishte shumë bukur".