E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galiani: “Ronaldinjo? Mendoj Botërorin”

Adriano Galiani flet për "Sky", por nuk dëshiron të përballet me argumentin merkato dhe i driblon temës "Ronaldinjo". "Jo, tani nuk do të flasim për merkato, do të flasim vetëm për dy ndeshjet e rëndësishme të cilat kemi nevojë t'i fitojmë".
Galiani më pas flet për Ronaldon: "Shpresojmë ta rikuperojmë të paktën për finalen, shpresoj të jetë për finalen e vendit të parë dhe jo për atë të vendit të tretë. Skuadra është mirë, jemi përshtatur me ndryshimin orar, pasi tetë orë janë shumë, por shpresoj se cdo do të shkojë mirë".
Botërori i klubeve është objektivi kryesor i fundvitit 2007: "Ëndra e të gjithëve është të përsërisim vitet 1989-1990 kur, me Arrigo Sakin si trajner, fituam së pari Ligën e Kampioneve, pastaj Superkupën e Europës dhe më pas Kupën Interkontinentale, që tani është bërë një botëror i vërtetë për klubet".
Së fundi edhe një batutë nëse Galiani ka vendosur bast për ndonjë gol deciziv të Pipo Inzagit. "Jo, unë nuk vë bast për askënd, them vetëm se Pipo Inzagi bëri gol në finalen e Athinës, në finalen e Montekarlos. Pastaj kush luan apo kush nuk luan e vendos trajneri".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›