Adrian Lekaj, ndihmësi shqiptar i Ari Hanit

Bledar KUKA
Ai quhet Ardian Lekaj dhe është i njohur në Holandë, të paktën në një pjesë të saj. Ai punon në një skuadër të vogël si Ternojzen (Terneuzen), por për të ekziston një konsideratë mjaft e mirë. Media holandeze shkruante dje se Lekaj shpreson të jetë shumë shpejt një ndihmës i Ari Hanit, në kombëtaren shqiptare. Gazeta "Provinciale Zeeuëse Courant" bisedon me një nga "prindërit profesionalë" të Lekajt, Fons Bart (Baart), dhe ky zbulon se zbulon se cfarë i ka thënë Lekaj. "Ai pret të ketë një bisedë me Ari Hanin javën e ardhshme dhe shpreson të jetë asistent i tij, - thotë Bart, - Ardiani shkon shpesh për punët e tij në Shqipëri dhe më ka thënë se ka lidhje shumë të mira me presidentin e shoqatës (të Federatës, pra Armand Dukën)". "Lekajn e kam kritikuar në të kaluarën, - vazhdon Barti, - por ai ka ecur përpara dhe është një trajner shumë i mirë, madje i hapur edhe ndaj sugjerimeve të të tjerëve". Së fundi, 39-vjecari e zgjati kontratën me klubin modest, por la një klauzolë që do ta lejonte atë të largohej në rast të ofertave të mira. Bart pohon se "nëse Lekaj bëhet asistent i Hanit, kjo do të ishte shumë mirë në kombinim me punën e tij si trajner tek Ternojzen. Ai e quan veten si "trajner që kam temperamentin tim, emocionet e mia, por jam pa stres". Në Holandë ai nuk harron të mendojë për Shqipërinë. "Një djalë holandez i ka të gjitha kushtet që të jetojë në vendin e tij, mund të punojë, të studiojë dhe të fitojë të mira materiale, ndërsa një djalë shqiptar shpesh duhet të emigrojë". Lekaj tregon për "Provinciale Zeeuëse Courant"-in se "futbolli është pasioni im dhe nëse nuk do të kisha dëmtuar gjurin do të isha bërë futbollist profesionist, madje do të kisha nënshkrur kontratë me Heraklesin". Përvecse trajner, ai ka edhe një kompani, ndërsa është larguar disa kohë më parë nga një kompani finlandeze celiku ndërsa tani është drejtor në një kompani detare. "Kemi investime në Shqipëri, Maqedoni dhe nëpër Ballkan", - shpjegon Lekaj, por 2-3 vitet e fundit ai është përqëndruar më shumë tek futbolli. "Gjithnjë më pëlqen futbolli i bukur, ndonëse duhet edhe të jetë konkret, - thotë Lekaj, - për mua Van Nistelroi është i pari në zemrën time sepse ai gjithnjë di të shënojë. Zë pozicion, merr topin, lëviz sa më shpejt. Kështu më pëlqen futbolli. Nganjëherë zotërimi i topit të ul shpejtësinë e lojës".