Tirana e Vllaznia fitojne. Barazojnë Dinamo e Partizani

Me fitoret e pastra ndaj kundërshtarëve të tyre, Tirana (ndaj Kastriotit (3-0) dhe Vllaznia (ndaj Teutës 2-0) janë dy përfitueset e mëdha të javës së 19-të, duke u "marrë" nga dy pikë në distancë Dinamos dhe Partizanit që barazuan në dy stadiumet e kryeqytetit respektivisht ndaj Elbasanit (0-0) dhe Besës (3-3). Shkumbini arriti një fitore bindesë 3-1 me Skëndërbeun e vendit të fundit, ndërsa Besëlidhja morri një pikë shumë të cmuar në barazimin 2-2 ndaj Flamurtarit udhëtues .
Java 19, me 19 golat e shënuar gjatë gjashtë takimeve, vendosi edhe rekordin javor për numrin më të madh të golave të shënuar në sezonin 2007-2008.
Dinamo ruajti të paprekur diferencën prej 6 pikësh me Partizanin, tashm në kuotat 41-35, por Tirana e vendit të tretë reduktoi edhe me 2 pikë largësinë me dy ekipet e tjera të kryeqyetetit.
Gjatë kësaj jave nuk shënuan as Vioresin Sinani i Vllaznisë dhe as Pero Pejic i Dinamos, ndërkohë që Klodian Duro me golin kundër Kastriotit u ngjit në kuotën e 10 golave.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 19/ REZULTATET
9 SHKURT 2008
Vllaznia (5)-Teuta(10) 2-0
Dinamo(1)-Elbasani(4) 0-0
Partizani(2)-Besa (6) 3-3
Shkumbini(7)-Skënderbeu(12) 3-1
Besëlidhja(11)-Flamurtari(8)2-2
Kastrioti(9)-Tirana(3) 0-3
*Në kllapa, vendi në renditje