E Shtunë, 31 Tetor 2026

PARTIZANI - BESA 3 - 3. Gola dhe dramë

Barazim dramatik. 3-3. Partizani kishte në dorë tri pikët dy herë rresht në "Qemal Stafa", kur kryesoi 2-0 e më pas, 3-1, por Besa e Starovës gjeti forcë për të përballuar psikologjisht dizantazhin dhe të barazonte rezultatin pikërisht në minutën e fundit, me anë të Artim Shaqirit, blerjes më të bujshme të presidentit Bizhdili. Takimi emocionues, por edhe me ndonjë nuancë nervozizmi u ndoq "live" edhe nga ndihmëstrajneri i Kombëtares, Teo de Jong.
Blendi Shkëmbi i dha avantazhin Partizanit në fund të pjesës së parë, kur mesfushori korcar realizoi me zgjuarsi në minutën e 42-të, për ta mbyllur edhe pjesën e parë në shenjën "1". Fraksioni i dytë i lojës, prodhoi menjëherë dyfishimin e rezultatit me anë të Dhembit në minutën e 48-të.
Me avantazhin 2-0 dhe me një Besë ende të paqartë në fushë, Partizani uli ritmin, por Parid Xhihani përfitoi duke shkurtuar diferencën në 2-1 në minutën e 64-t. Të kuqtë reaguan menjëherë duke trefishuar rezultatin me anë të Elis Bakaj në të 68'. Loja dukej e mbyllur për futbollistët e Likës, por Starova me daljet e tij nervoze nga bankina rriti adrenalinën e të tijve.
Mbrojtësi Liridon Leci në të 77' dhe sërish sulmuesi Parid Xhihani në të 90' balancuan befasisht rezultatin në një barazim emocionues 3-3, duke rregjistruar edhe barazimin e 36 midis dy ekipeve në 105 takime të luajtura. Xhihani (2) dhe Bakaj (1) me golat e shënuar u ngjitën në kuotën e tetë golave.
Javën e ardhshme, Partizanin e pret transferta e vështirë e Elbasanit, ndërsa Besa pret në shtëpi Shkumbinin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›