Poni: Mbi 1 milion shtetas janë pajisur me karta, nuk ka më shtyrje afati
Numri i letërnjoftimeve elektronike që janë tërhequr deri tani nga qytetarët shqiptarë, në shkallë vendi, arrin në 1.000.896. Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinant Poni bëri të ditur në një konferencë për shtyp, mbi ecurinë e procesit të aplikimit për dokumentin elektronik, mjaft i rëndësishëm për standardet e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit.
Deri ditën e martë, kanë aplikuar 1.385422 shtetas, ndërkohë që janë prodhuara, 1.279.338 dokumente elektronike, tha Poni. Më tej, ai bëri të ditur se lista e shtetasve që kanë aplikuar për letërnjoftimet elektronike dhe që janë prodhuar, do të bëhen publike në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme. Poni tha ndër të tjera se vetëm ditën e djeshme kanë tërhequr letërnjoftimin elektronik 24.233 shtetas. Ai gjithashtu deklaroi se nuk do të ketë më shterje afati për të aplikuar për kartën e identitetit.