E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH, 150 mijë dollarë për rrjetin e Kamzës

27/01/2009  Ndërprerje për debitorët

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes po investon 150 mijë dollarë për sistemimin e 400 abonentëve të Kamzës, Tiranë, në rrjetin e tensionit të ulët të kabllove ABC. Sipas burimeve zyrtare të OSSH-së, bëhet e ditur se “me nisjen e këtij aksioni do të bëhet e mundur që të gjithë abonentët që furnizohen me energji ta paguajnë atë, ndërkohë që i gjithë ky proces të përfundojë brenda kësaj jave”. Konsumatorët që nuk dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim ose janë debitorë kundrejt OSSH-së, sipas burimeve, do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike. Të njëjtat burime thanë se Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka sasinë e nevojshme për të furnizuar të gjithë vendin me energji elektrike. Njëkohësisht, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka nisur javën e kaluar procesin e azhornimit në terren të saktësimit të të dhënave në sistemin matës të rreth 1 milion abonentëve të kësaj kompanie në të gjithë vendin. Ndërkaq, faturimi aforfe është shtyrë edhe për vitin 2009. Aktualisht janë mbi 60 mijë abonentë që faturohen aforfe, sepse nuk janë pajisur me matës nga kompania. Ndërkaq, sipas burimeve zyrtare, prej tyre janë 40 mijë abonentë të rinj të shtuar gjatë vitit 2008.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›