Ulet në 15 për qind sigurimi i punonjësve
27/01/2009 Dje në komision është miratuar edhe projektligji për uljen me 5 për qind të taksës së sigurimeve shoqërore për punëdhënësit. Kjo masë e ndërmarrë nga Qeveria në kuadër të lehtësimit fiskal të biznesit pritet të hyjë në fuqi më 1 maj 2009. “Rreth 50 milionë dollarë në vit, pra 4 miliardë lekë të ikin nga arkat e shtetit dhe të mbeten në duart e punëdhënësve dhe investitorëve shqiptarë. Kjo përkon në kohë me një reformë tejet të thellë që po dizenjohet tashmë në zyrat e Qeverisë në fushën e pensioneve. Ajo do të ketë dy fronte kryesore, së pari reformimin e sistemit ekzistues, i cili bazohet në solidaritetin e brezave me fokus të veçantë tkurrjen e degëve të sigurimit si aksidentet, papunësia, barrëlindjet, sëmundjet dhe mbajtjen gjallë të të vetmes degë të rëndësishme që është sigurimi pensional”, - tha zëvendësministri i Financave, Florion Mima. Ndryshimet ligjore që lehtësojnë biznesin nga pagesat janë shoqëruar me debate nga ana e deputetëve të opozitës.