Trupat e zhdukur, Sejdiu: Presion Serbisë për pengesat

Bashkësia Ndërkombëtare, duhet të rrisë trysninë ndaj autoriteteve serbe që të heqë pengesat në procesin e gjetjes dhe të identifikimit të trupave të zhdukur nga lufta e vitit 1999 në Kosovë. Kështu është shprehur Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në Konferencën Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur,e cila po zhvillon punimet në Prishtinë.
"Duhet edhe një trysni më e madhe ndërkombëtare ndaj institucioneve shtetërore të Serbisë sot, nesër dhe në kohën më të shkurtër, sepse përndryshe do të mbetet identifikim i njëjtë apo pajtim me krimin e bërë në Kosovë", tha Fatmir Sejdiu, president i Kosovës.
Ndërsa ministrja e drejtësisë Nekibe Kelmendi ka kerkuar nga vendet pjesëmarrëse në konferencë miratimin e një rezolute për të detyruar KS që të kërkojë nga Beogradi identifikimin e vendndodhjes së varrezave masive.
"Në emër të familjarëve të të pagjeturve dhe në emër të Ministrisë së Drejtësisë, u drejtohem vendeve pjesëmarrëse në këtë konferencë dhe vendeve të tjera që ta sponsorizojnë nxjerrjen e një rezolute detyruese nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara me të cilën Beogradi zyrtar do të detyrohej që të tregojë vendndodhjen e varrezave masive ende të pahapura dhe të pazbuluara e të tregojë se ku janë të vendosur trupat e personave të pagjetur", tha Nekibe Kelmendi, ministre e Drejtësisë së Kosovës.
Në konferencën Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur,Kosova është prezantuar si anëtare e Akademisë Mesdhetare të Shkencës Forenzike,dhe përfaqësohet me një anëtar të bordit të këtij institucioni
Shkëlzen Osmani < I mëparshmi