E Shtunë, 31 Tetor 2026

BKUK pasurohet me 130 libra

Me 6 shkurt 2012, Drejtori i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës Sali Bashota priti në një vizitë zyrtare Ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë Stojan Karajanov.

Në këtë takim drejtori i BKUK-së Sali Bashota e njoftoi Ambasadorin Stojan Karajanov me punën, aktivitetet dhe të arriturat e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës gjatë këtyre viteve.

Gjithashtu, në këtë takim drejtori i BKUK-së dhe ambasadori i Maqedonisë shkëmbyen ide për bashkëpunim gjatë organizimit të edicionit të dhjetë të manifestimit ndërkombëtar “Java e Bibliotekës në Kosovë”, i cili do të mbahet nga 9-14 prill.

U bisedua edhe për aktivitete të tjera që ndërlidhen me bibliotekat nacionale të të dy shteteve, Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe në shumë fusha të tjera të bashkëpunimit kulturor, duke e ditur faktin se në vitin 2010 Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës dhe Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Maqedonisë e nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit, në realizimin e shumë projekteve të përbashkëta.

Ambasadori i Maqedonisë në Kosovë i dhuroi Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës 130 botime në gjuhën angleze të autorëve nga Maqedonia, projekt që e ka mbështetur qeveria e këtij shteti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›