E Diel, 1 Nëntor 2026

BMM me mendime të ndryshme për matjen e kohës për kartat dhe përurimin e tunelit

Bordi i Monitorimit të Medias ka publikuar raportin e datës 28/05/2009 deri më 1/0/2009, ku ka monitoruar kohën e vënë në dispozicion të subjekteve zgjedhore nga operatorët radio-televizivë, për; edicionet informative, kryeministrin dhe qeverinë. BMM në lidhje me të dhënat që rezultuan nga monitorimi, çmon se TVSH, në edicionet informative ka transmetuar 110.15 minuta për PD dhe 88.31 minuta për PS. Tv Klan, ka transmetuar 120.45 minuta për PD përkundrejt 56.92 minuta për PS. Tv Top Channel, 32.39 minuta PD përkundrejt 56.49 minuta për PS. Tv Vizion Plus, 54.14 minuta për PD dhe 42.24 për PS. Alsat, 68.05 minuta për PD përkundrejt 42.27 minuta për PS. Tv Koha, 42.45 minuta PD dhe 41.54  minuta për PS. News 24, 97.66 minuta për PD dhe 185.86 minuta për PS. Ora News, 123.81 minuta për PD dhe 86.23 minuta për PS. Tre anëtarët e Bordit të Monitorimit Iris Luarasi, Shyqyri Meka dhe Hamdi Jupe mendojnë se kronikat që janë transmetuar në lajme në lidhje me debatin për kartat e identitetit janë matur jo në mënyrë të drejtë. Bordi me shumicë votash në raportin e mësipërm, mat kohën kur Islami flet për kartat dhe nuk numëron kohën që Nishani flet për të njëjtën çështje. Të njëjtin debat kemi edhe për përurimin e tunelit të Kalimashit. 4 anëtarë të bordit ceremoninë e përurimit të tunelit të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash e kanë konsideruar kohë qeveritare, mendojnë ata. Tre anëtarët e tjerë mendojnë që ceremonia e tunelit duhet konsideruar fushatë e Partisë Demokratike nisur nga fakti se ceremonia e përurimit u shoqërua me flamuj të PD, me sloganin Shqipëria po ndryshon dhe kolonën zanore të fushatës së PD.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›