E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha takim me ambasadoren e re të Britanisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Fiona Mekiluam, me rastin e marrjes së detyrës. Duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, ministri Basha falënderoi ambasadoren Mekiluam për mbështetjen e çmuar që Britania i ka dhënë Shqipërisë, në proceset e anëtarësimit në NATO dhe atë të integrimit evropian. Më tej, ministri i Jashtëm, bëri një resume të reformave që ka ndërmarrë qeveria shqiptare në lëmin ekonomik, atë të drejtësisë, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu ai e çmoi si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me Britaninë e Madhe.
Krydiplomati shqiptar, e njohu diplomaten e lartë britanike me masat që janë marrë për organizimin e procesit zgjedhor dhe siguroi angazhimin e qeverisë shqiptare për realizimin e një procesi zgjedhor model. Të dy bashkëbiseduesit u bashkuan ne mendimin se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, do të jenë tregues thelbësor për integrimin e ardhshëm të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndaj e rëndësishme është që ato të zgjedhje të jenë të lira dhe të ndershme , sipas standardeve perëndimore. Nga ana e saj, ambasadorja Mekiluam shprehu bindjen se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar do të njohë zhvillime të reja në të ardhmen. Ajo vuri në dukje vlerësimin e lartë që ka qeveria britanike ndaj rolit konstruktiv që Shqipëria luan në rajonin e Ballkanit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›