E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli premton punësim

Tiranë -Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë një takimi me gra të lagjes së Kombinatit në Tiranë, theksoi se "në mandatin e dytë çështja e punësimit do të jetë prioriteti kryesor i yni". Në kuadër të turit "Gratë për fitoren", znj. Topalli, njëkohësisht nënkryetare e PD-së, vuri në dukje arritjet e prekshme dhe premtimet e mbajtura të Qeverisë në këto katër vite. Ajo theksoi se prioriteti kryesor i mandatit të dytë do të jetë punësimi.

"Në mandatin e dytë fokusimi ynë, do të jetë: e para, punësimi, e dyta, punësimi, e treta, punësimi. 160 000 vende pune, është një premtim që do të mbahet, sepse vetëm të kontraktuara nga Kryeministri Berisha dhe vetëm nga marrëveshjet ekonomike, të votuara në Parlament, janë 5 miliardë euro të tjera. Dhe kjo do të thotë punësim dhe të ardhura", tha nënkryetarja e PD-së.

Duke iu referuar deklaratave të kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama, që është njëkohësisht dhe kryetar i PS-së, znj. Topalli tha se "ai nuk pranoi të hyjë në listën e deputetëve, pasi karrigen e deputetit e konsideron një vend që nuk të jep dot 15% ".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›