Takimet muzikore të dy botëve Muzika klasike dhe ajo kontemporane takohen me traditën

Festivali mbërrin këtë vit në edicionin e tij të tretë
Festivali Takimet muzikore të dy botëvembërrin këtë vit në edicionin e tij të tretë. Qyteti i Gjirokastrës do të jetë mes tingujve muzikorë në fundjavë gjatë zhvillimit të këtij festivali. Tashme në edicionin e tretë, ky aktivitet kulturor që do të zhvillohet nga data 5 deri më 6 qershor në kalanë e Gjirokastrës, e ka kthyer qytetin në një pikë tërheqëse turistike dhe kulturore. Shoqata Argjiro si iniciatorja e këtij projekti premton në këtë festival për një axhendë të pasur artistike dhe me emra të njohur të muzikës. Takimet muzikore të dy botëve është një festival që synon të sjellë një frymë të re jo vetëm në morinë e festivaleve por të sjellë frymën e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të artistëve të njohur shqiptarë dhe atyre botërorë. Është zgjedhur pikërisht për tu zhvilluar në Gjirokastër, një qytet i futur në listën e ruajtjes së trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, në mënyrë promovimin e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë. Edicioni i këtij viti do të mbahet në datat 5-6 në qytetin e Gjirokastrës dhe më tej në datën 7 qershor në Tiranë. Festivali u nis si një dëshirë për të promovuar artin dhe si mjet në këtë rast shërben muzika, që lidh vendet. Këtë herë vjen kuarteti rus Atrium, e më tej koncerti i korit polifonik të konservatorit të Janinës, koncerti i kuartetit të Evropës Juglindore Celissimo (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Vojvodinë), koncerti i grupit polifonik Ergjeria (Shqipëri), pianistët Julia Amada Kruger nga SHBA dhe Viktor Buni nga Rusia, si dhe këngëtarja kosovare Alma Bektashi, e cila do të këndojë muzikë xhaz si dhe disa këngë qytetare të këngëtares së madhe Nexhmije Pagarusha. Është pikërisht ky grupim artistësh që vjen duke sjellë përveç muzikës edhe atë frymë bashkëveprimi mes këtyre vendeve dhe Shqipërisë, theksoi në fjalën e saj organizatorja e festivalit Ilda Mara. Ndërkaq ajo veçoi si një pikë interesante të programit ditën e shtunë, 6 qershor në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Helsinky Citizens Assembly, dhe Courrier des Balkans të Frances, do të zhvillohet tavolina e rrumbullaket me të rinj nga rajoni: Dialogu i kulturave dhe roli i kulturës dhe i artit në Evropën Juglindore. Pjetër Guralumi i kuartetit të Evropës Juglindore Celissimo (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Vojvodinë), i pranishëm në konferencë pasi bëri një prezantim të grupit vuri në dukje rëndësinë e pjesëmarrjes në një eveniment të tillë muzikor, e aq më tepër në Gjirokastër duke i dhënë jetë një qyteti të rëndësishëm historik por fatkeqësisht si gjithë qytetet larg kryeqytetit kanë një jetë të vakët artistike. Ky festival është një ringjallje dhe frymëmarrje e re në këtë qytet që është mirëpritur nga gjithë komuniteti i atij vendi dhe që padyshim kjo iniciativë e nisur tre vjet më parë po merr formën e një tradite për tu përgëzuar dhe që duhet përçuar më tej. Edicioni i pare i Festivalit ndërkombëtar Takimet muzikore të dy botëve, u mbajt nga data 14 deri me 26 shtator 2007 në kalanë e Gjirokastrës. "Takimet muzikore të dy botëve" aty ku muzika klasike dhe ajo kontemporane takohen me traditën! Një projekt unik në Shqipëri sepse përfshin një fushë të rëndësishme të artit muzikor, siç është ndërthurja e ajo e muzikës klasike dhe të asaj kontemporane me atë tradicionale, dhe me trashëgiminë muzikore që mbartet nga shekulli në shekull. Në të morën pjesë artistë nga vendi dhe bota: Tedi Papavrami, AnitaTartari, Elvin Dhimitri, Ernesto Romero, Orkestra greke Tsakallov, kuarteti i njohur rus Atrium, dhe ansambli shqiptar ASMUS, të cilët për gati 3 ditë i sollën një nur të ri kalasë së Gjirokastrës. Duhet theksuar se përgjatë koncerteve dhe aktiviteteve të tjera artistike Kalaja e Gjirokastrës u shndërrua në epiqendrën rajonale të muzikës klasike e asaj kontemporane të bazuara në traditën popullore, që padyshim tërhoqi një numër të madh turistësh të huaj që kishin ardhur për të vizituar Shqipërinë. Kjo shoqatë ka mundësuar dhe prodhimin e shfaqjes teatrale "Kush e solli Doruntinën e Ismail Kadaresë vënë në skenë me një trupë aktorësh francezë dhe adaptuar për teatër në Paris nga aktorja dhe regjisorja Anjeza Mara. Shfaqja është luajtur në shtator 2007-Kala e Gjirokastrës dhe në Teatër Kombëtar në dhjetor 2007. Ndërkohë që prodhimin e koncertit të Tedi Papavramit dhe orkestrës së RTSH-së, shoqata kulturore franko-shqiptare Argjiro së bashku me RTSH sollën në Tiranë tingujt e Paganinit në interpretimin e mrekullueshëm të Tedi Papavramit me 24 janar 2008. Më tej vjen turneu mistik i Dervishëve Fluturues nga Gjirokastra në Prishtinë, koncertet në Gjirokastër 28 qershor 2008, Tirane 30 qershor 2008, Prishtine 2 korrik 2008.
Kush është Argjiro
E themeluar ne korrik te vitit 2006 në Paris me iniciativën e Ilda Mares, dhe një grupi gazetarësh, artistësh dhe studiuesish franceze e shqiptarë, kjo organizatë ka për qëllim: Të ndihmojë sadopak në rritjen e shkëmbimeve kulturore të Shqipërisë në Evropë e më gjerë, në shërbim të vlerave kulturore,intelektuale, artistike, historike e njerëzore. T'i japi një hov jetës kulturore-artistike në Gjirokastër. Të forcojë kontaktet e drejtpërdrejta ndërmjet artistëve shqiptarë dhe të huaj, si dhe të edukojmë publikun me një art cilësor. Promovimi dhe nxitja e turizmin, të promovohet qyteti i Gjirokastrës dhe kalaja nëpërmjet aktiviteteve periodike ndërkombëtare dhe t'i ofrohet publikut dhe turizmit tonë një alternativë argëtuese, edukuese, cilësore dhe induktive. Të gjallërohet jeta artistike dhe kulturore e Gjirokastrës. Kjo iniciativë ka nisur falë mbështetjes së zotit Genc Ruli, deputet i Gjirokastrës, i cili prej kohësh përpiqet të krijoje lobingje në Evropë dhe më gjerë për të krijuar ura shkëmbimi mes Gjirokastrës dhe qyteteve të tjera në listën e trashëgimisë botërore.
Last Updated on Thursday, 04 June 2009 10:48