E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monitorimi i mediave, mungesë balancimi në aktivitetin elektoral të PD dhe PS

Bordi Monitorimit të Mediave raporton në KQZ zbatimin e kodit nga mediat
Bordi i Monitorimit të Mediave ka raportuar në KQZ mbi zbatimin e Kodit Elektoral nga organet mediatike. Sipas BMM, në 5 ditë monitorim ka pasur shkelje të Kodit Zgjedhor, konkretisht në transmetimin e reklamave politike në oraret 18:00-20:00, gjë që nuk lejohet nga Kodi. Ndër të tjera Bordi ka njoftuar gjithashtu se disa mediave u është tërhequr vëmendja, ndërkohë që masat ndaj tyre do të merren në ditët në vijim. Në raportimin para anëtarëve të KQZ-së, kryetari i BMM-së, Basir Çollaku tha se nga monitorimi i bërë i minutazhit të fushatës elektorale në televizionet kryesore në periudhën 28 maj-1 qershor, vihet re një mungesë balancimi në aktivitetin elektoral mes dy partive të mëdha PD e PS. Një problem i ngritur nga BMM kishte të bënte me monitorimin e mediave nëpër rrethe, ku mesa duket punë nuk janë mirë sepse nuk ka bazë materiale dhe udhëzime konkrete. Nisur nga ky shqetësim përfaqësuesi i BMM ka kërkuar shqyrtimin e këtij problemi. Ndërkohë, kryetari i KQZ, Ristani i ka kërkuar BMM që të paraqesë masa konkrete dhe më pas të flasë për problemet gjatë monitorimit, duke cilësuar si mjaft korrekte punën e bordit. Keni shqetësim se doni të dini si do klasifikohen emisione apo veprimtari të ndryshme. Për këtë nuk mund tju themi sesi mund të klasifikohen tani. Ligji thotë se, në rast se mendoni se një problem i caktuar duhet trajtuar në një mënyrë të caktuar, atëherë duhet të paraqisni një kërkesë në KQZ, në mënyrë që ajo të merret në shqyrtim dhe më pas ne të vendosim nëse do e pranojmë apo jo dhe të vendosim standardin e caktuar, theksoi kreu i KQZ.  
Gjonçaj: Berisha dhe qeveria 650 minuta hapësirë televizive
Ndërsa përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj ka akuzuar faktin se qeveria dhe kryeministri i vendit për 5 ditë të monitorimit kanë konsumuar hapësirë televizive rreth 650 minuta, më tepër sesa 10 orë kohë televizive. Nisur nga ky shqetësim ai ka kërkuar rishikimin e gjithçkaje në frymën e ligjit. Sipas tij, edhe debatet e BMM kanë pasur dy elementë thelbësore, duke veçuar si më të rëndësishmin debatin e kartave, ku është ndaluar tek deklaratat e opozitës dhe ministrit Nishani për këtë problem. Nuk e kuptoj pse përfaqësuesi i PS, koha e të cilit i shtohet kohës së PS, në përgjigje të këtyre pyetjeve, kjo kohë nuk i llogaritet përfaqësuesit tjetër, po për të njëjtin qëllim, që është ministri Nishani. Rasti i dytë, prononcimi i ministrit Nishani për këto probleme nuk i vendoset PD, i hiqet në mënyrë të padrejtë, theksoi ai. Një tjetër shqetësim për përfaqësuesin e PS-së ka qenë edhe dita e inaugurimit të njërit prej tuneleve Rrëshen- Kalimash, ku sipas tij ministrat aktuale të kësaj qeverie e përdorin aktivitetin për fushatë elektorale. Gjonçaj, duke iu referuar raportit të dorëzuar në KQZ nga Bordi i Monitorimit të Medias, ka theksuar se është bërë një diferencim i dukshëm mes partive në televizive të ndryshme. Në faqen katër të raportit të bordit, jepen shifra që tregojnë kohë. Dhe nëse do të llogarisim shifra të dhëna e ti marrim si janë paraqitur në KQZ, duke filluar nga TVSH diferenca mes PD dhe PS është në disfavor të PS për 23 minuta. Këtu duhet të llogarisim dhe kohën e kryeministrit dhe qeverisë, e cila shkon në 87 minuta. Çështjen sesi duhet të trajtoni aktivitetin e kryeministrit është në detyrën tuaj, nëse inauguron një rrugë ku 90% e banderolave është pjesë e fushatës dhe slogani është Shqipëria po ndryshon, nuk jam dakord. Do të isha dakord nëse do të takonte FMN dhe ky pasqyrim nuk do të ishte monitoruar nga bordi. Televizioni Klan, diferenca 66 minuta shto kësaj kohën e kryeministrit dhe qeverisë, 85 minuta dhe diferenca 140 minuta PS. Top Channel që u pretendua media që ka sasi minutazhi më tepër nga PS. Rezulton se PD, PS  + 14.2 minuta të Berishës dhe të qeverisë e lëvizin këtë në disfavor të PS, theksoi ai.
Ndërkohë anëtarja e PS-së në KQZ, Dëshira Subashi ka ngritur si shqetësim, problemin e diferencave të kohës që pasqyrohen në materialet që bordi i ka paraqitur KQZ. Kjo temë do të kërkoj një diskutim para vendimmarrjes se koha televizive është progresive dhe sa është progresive duhet të bëhen udhëzime përkatëse për të mos krijuar avantazhe partive politike, që të marrin një minutash më të shumtë të fushatës, por kjo të bëhet në bazë të raportit. Me këto shifra që jepen në raportin e paraqitur nuk do të jem në gjendje të përcaktojë se kush është veprimtaria normale e qeverisë, që nuk duhet llogaritur në kohën e fushatës, në mënyrë që pas kësaj të dhëne të kemi udhëzimin përkatës sipas Kodit Zgjedhor, nënvizoi ajo. Në këtë rrethanë, Subashi ka kërkuar që raportin dhe materialin që BMM i ka dërguar në KQZ ti vihet në dispozicion të gjithë anëtarëve të KQZ me qëllimin e bërjes së propozimeve konkrete.
Last Updated on Thursday, 04 June 2009 14:00

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›