E Shtunë, 31 Tetor 2026

“BMW X3” automjeti më i besueshëm në botë



Është konsideruar automjeti më i shitur në botë për vitin 2008 por dhe më i besueshmi. “BMW X3” ditët e fundit ka fituar sërish vendin e parë për cilësitë dhe karakteristikat speciale automjeti më i mirë gjerman duke fituar në këtë mënyrë çmimin prestigjoz “Gelber Engel” nga ADAC. Ashtu si edhe vitin e kaluar, klasës së automjeteve sportive (Sports Activity Vehicle) u është ndarë çmimi prestigjioz i cili përfshin një sërë risish e teknikash të cilat vijnë për drejtuesit e automjeteve. Çmimi “Gelber Engel” bazohet në vlerësimin e afro dy milionë rasteve nga të dhënat statistikore të ADAC mbi defektet si dhe hulumtimin preferencave të blerësve të cilat janë kryer nga revista “ADAC Motorwelt” ku këtë radhë kanë marrë pjesë në hulumtim rreth 43.000 lexues. Sipas të dhënave statistikore të ADAC mbi prishjet, “BMW X3” sërish ka qenë modeli për të cilin gjatë vitit të kaluar mekanikët e ADAC nga shërbimi për ndihmë në rrugë, në Gjermani i njohur si “Gelbe Engel”, kanë pasur më pak ankesa sesa për automjetet e tjera. “BMW X3” në këtë mënyrë është bërë automjeti më i shitur në botë, me 500.000 njësi të shitura nga muaji nëntor i vitit 2008.

Kriza ekonomike, “Renault” braktis “Lagunën”

Situata e vështirë financiare është ndier më tepër në industrinë e prodhimit të automjeteve. Pikërisht për këtë arsye “Renault” është detyruar të ndërpresë prodhimin e gjeneratës më të re të modelit “Laguna” dhe pritet që deri në fund të vitit 2010 të mos daë më në shitje ky model. Në këtë rast ekziston mundësia që Renault në përgjithësi të heqë dorë nga prodhimi i automjeteve të mëdha në të ardhmen, të paktën derisa të kalojë kriza botërore. Fabrika që po përdoret për prodhimin e Lagunës do të përdoret për prodhimin e automjeteve që konsiderohen komerciale. Renault që vitin e kaluar ka paralajmëruar se mund të heqë dorë nga prodhimi i disa prej modeleve më të kushtueshme përfshirëq edhe modelin e ri “Espace”, për t’iu përkushtuar automjeteve kompakte, ekonomike dhe atyre të pranueshëm nga pikëpamja ekologjike. Prodhuesi i “Renault” Karlos Gosn është shprehur: “Na duhet t’u përshtatemi kushteve të reja në treg dhe kërkesave që gjithmonë ndryshojnë. Mendojmë se çmimi i naftës për një kohë të gjatë do të vazhdojë të jetë i lartë, normativat ekologjike në të ardhmen do të jenë po ashtu më të rrepta. Gjithë këta faktorë negativë bëjnë që të heqim dorë nga disa nga projektet më të rëndësishme”.

14 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›